Dalin pamjet e para të Lady Gagas në filmin “Joker: Folie a Deux”

Aktorja e njohur, Lady Gaga, ka shpërndarë imazhin e saj të parë në filmin e ardhshëm, “Joker: Folie a Deux”

Lady Gaga

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Lady Gaga, ka shpërndarë imazhin e saj të parë në filmin e ardhshëm, “Joker: Folie a Deux”.

Aktorja 36-vjeçare është përzgjedhur që në këtë projekt ta portretizojë rolin e Harley Quinnit, dhe në një fotografi të porsazbuluar Gaga shfaqet duke mbajtur fytyrën afër protagonistit të filmit, Joaquin Phoenix, i cili e përsërit rolin e tij si Arthur Fleck, ndryshe i njohur si Joker.

Todd Phillips po kthehet për të drejtuar vazhdimin e dytë të filmit të cilin e bashkëshkroi me Scott Silverin. Filmi i shumëkërkuar pritet të lansohet në tetor të vitit 2024 dhe do të përfshijë edhe aktorë të tjerë si, Zazie Beetz, Brendan Gleeson dhe Harry Lawtey.

Lady Gaga

Në tre filma të kaluar të Hollywoodit, Harley Quinn është portretizuar nga aktorja australiane, Margot Robbie, por së fundmi ajo ka thënë se mezi pret ta shohë Gagan në rolin e të dashurës së Jokerit dhe i pëlqen ideja që personazhi të trashëgohet nga “aktorë të mëdhenj dhe të talentuar”.

“Më bën kaq të lumtur, sepse thashë që në fillim, gjithçka që dua është që Harley Quinn të jetë një nga ato personazhe që njësoj sikurse, Macbeth ose Batman, trashëgohet gjithmonë nga një aktor i suksesshëm te tjetri. Mendoj se kjo nuk ndodh shpesh me personazhe të grave” tha ajo.

Ndërkohë, aktori i njohur, Brendan Gleeson, zbuloi se i ishte bashkuar filmit për të pasur mundësinë të punonte sërish me Phoenixin, pasi dyshja bashkëpunuan në filmin e vitit 2004, “The Village”.

Ai tha: “Nuk ishte materiali filmi që më tërhoqi ta pranoja rolin, gjë që më shërben për t’i ikur çfarëdo pyetjeje në lidhje me kriteret. Në fakt, ishte suksesi i filmit të parë. Kam punuar me Joaquinin më parë në filmin ‘The Village’, prandaj e njihja nga ai projekt kështu që kjo e bëri më të lehtë zgjidhjen time”.

Aktualisht nuk dihet shumë për temën që e trajton ky film. Megjithatë, sipas revistës “Variety”, Gaga do ta portretizojë një psikiatre e cili e gjen veten të dashuruar pas Xhokerit, përpara se ai të shndërrohet në personazh të ligë dhe dashakeq.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika