Dardanet shkëlqyen ndaj Bullgarisë

Në ndeshjen e tretë gjatë këtij turneu kundër Bullgarisë, vajzat e Kombëtares A të Kosovës shënuan fitore, me rezultat 2:1, duke e përmbyllur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”

Në ndeshjen e tretë dhe mbase lojën më të mirë gjatë këtij turneu kundër Bullgarisë, vajzat e Kombëtares A të Kosovës shënuan fitore, me rezultat 2:1, duke e përmbyllur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Në ndeshjen e parë Dardanet e mundën Estoninë, me rezultat 2:1, më pastaj Hong Kongun, me shifrat 7:0.

Në ndeshjen ndaj bullgareve ishte një mbizotërim i plotë i Kombëtares sonë. Ishte e pandalshme kapitenia jonë, Erëleta Memeti, e cila po vraponte në çdo cep të fushës, dhe kjo u shpagua pasi në minutën e 10-të depërtoi e vetme dhe shënoi për 1:0.

Në vazhdim, me gjithë lojën e mirë të Dardaneve, në minutën e 20-të Naydenova barazoi rezultatin në 1:1 pas një pakujdesie të mbrojtjes sonë.

Kjo nuk i demoralizoi vashat tona dhe vazhduan me sulme drejt portës bullgare.

Kështu që në minutën e 40-të, përmes Valentina Metajt e rikthyen epërsinë (2:1) dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë sërish filloi me një mbizotërim të Dardaneve, por më nuk arritën të shënojnë, ndërsa bullgaret me gjithë përpjekjet për të bërë më shumë nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Këto ndeshje për shtabin teknik të Kombëtares do të shërbejnë për konsolidimin e mëtejmë të Kombëtares A.

Dardanet shkëlqyen edhe ndaj Bullgarisë

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika