Deklaratat e Dodikut për krijimin e “Serbisë së madhe”, Rama i befasuar me mosreagimin e BE-së

Deklarata fashiste e para disa ditësh e Milorad Dodik, ka shqetësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është befasuar nga mungesa e një reagimi të fuqishëm nga Bashkimi Evropian. Rama ka theksuar se këto deklarata janë të rrezikshme dhe nxitëse ndaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”.

Kjo ishte thirrja fashiste e presidentit të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, për krijimin e “Serbisë së madhe”. Thirrje që e befasoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mosreagim nga Bashkimi Evropian.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, ka shkruar Rama në X.

Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Më duhet ta them se (presidenti i Serbisë, Aleksandër) Vuçiq e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.

“Mendoj se duhet të ruajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme e afatgjate, dhe që nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja zgjidhje është Republika Sërpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova, dhe sigurisht rikthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i përket vendi”, ka përfunduar ai. 

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika