Del në konsultim publik Projektligji për Pagat

Projektligji për Pagat në sektorin publik, ka dalë në konsultim publik. Ky projektligj përmban edhe koeficientet ku një koeficient ka vlerën e 120 eurove

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Projektligji për Pagat në sektorin publik, të enjten e 15 shtatorit ka dalur në konsultim publik, teksa edhe janë bërë publike koeficientet.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës.

Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës për kategoritë të cilat i  rregullon.

Ky projektligj përjashton mundësitë që mënyra dhe kushtet për pagë dhe shpërblime të rregullohen me akte tjera normative përveç kur parashihet dhe autorizohet shprehimisht me këtë projektligj.

Fillimisht, Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar një grup punues i cili ka analizuar të gjitha mangësitë dhe anomalitë e ligjit të shfuqizuar, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka ofruar shembuj të praktikave të mira të cilat do të mund të shërbenin në hartim të këtij ligji.

Më pas, është themeluar grupi punues i projekt-ligjit për paga, i cili ka bërë punën substanciale në ligj.

Përgjatë hartimit të Projektligjit janë ftuar dhe konsultuar të gjitha institucionet e administratës publikë.

Një koeficient ka vlerën e 120 eurove e cila për t’u llogaritur paga duhet të shumëzohet vlera e koeficientit me vlerën që do t’i caktohet atij.

Vlerat e koeficientit mund t’i gjeni këtu.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për zyrtarët publikë, ka thënë se të dy projektligjet janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritet kyçe të Qeverisë, përmes së cilës synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm i pagave.

Kështu ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka theksuar se “hartimi i këtyre projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë dhe punë që ka mundur të përfundohet shpejt”, është shprehur Kurti.

”Përreth 40 për qind të pozitave nuk dihej se ku janë klasifikuar. Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin vetën në ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte përafërsisht disa lloje të shtesave dhe kompensimeve, mungesë mbi kriteret kur janë marrë shtesat, zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë”, shtoi ai.

Të dhënat nga raportet e progresit prej vitit 2008-2020, sipas Kurtit administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve.

“Në këto raporte del se nuk janë respektuar parimet e rekrutimit transparent dhe të bazuar në merita. Shifrat ilustrojnë këto gjetje më së miri ngase në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe vetëm 17 gra”, ka thënë Kurti.

Sipas të parit të qeverisë, zyrtarët tanë duhet të kenë trajtim të barabartë, djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e ministrive dhe institucioneve të tjera duke konkurruar në kushte të barabarta.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika