Del nga shtrati lumi Ibër, përfshihen nga uji disa shtëpi (VIDEO)

Lumi Ibër është raportuar se ka dalë nga shtrati, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Dalja e lumit nga shtrati po shkakton vështirësi te qytetarët, pasi së fundi janë përfshirë edhe disa shtëpi nga uji

Ilustrim

Lumi Ibër ka dalë nga shtrati të enjten e 19 janarit, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat po shkaktojnë vërshime.

Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga Mitrovica, bën të ditur se në lagjen e “Boshnjakëve” disa shtëpi janë përfshirë nga uji.

Përveç përfshirjes së shtëpive dhe rrugëve nga uji, edhe fusha e futbollit “Erion Kajtazi” që përdoret si fushë ndihmëse për disa ekipe të futbollit në Mitrovicë është përfshirë nga uji.

Fusha e futbollit “Erion Kajtazi” e mbushur me ujë si pasojë e reshjeve

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika