Delegacioni i PDK-së merr pjesë në Kongresin e ALDE-s në Bruksel

Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës i përbërë nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, deputetja Eliza Hoxha dhe anëtarja e kryesisë Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane të Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) në Bruksel.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij kongrese, deputeja Hoxha ishte paneliste në diskutimin e organizuar nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom me temën “Një Vizion i Përbashkët Liberal për Ballkanin Perëndimor”, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të partive liberale nga rajoni dhe Bashkimi Evropian, njofton Dukagjini.

Hoxha theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, promovimit të transparencës dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët liberal për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Ndëkaq, Besa Kabashi-Ramaj, ishte folëse në Samitin e 10 vjetorit të iniciativës “Alliance of Her” në Bruksel, ngjarje prestigjioze që shënon një dekadë të lidershipit të grave në demokracitë liberale.

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika