Deliu: Çmimet e larta po e rrezikojnë mbijetesën e familjeve të varfra, s’ka mirëqenie, s’ka siguri

S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri, ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, teksa ka folur për rritjen e çmimeve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se trefishimi i çmimeve në të gjitha artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfra.

Sipas saj, çmimet e larta po varfërojnë shtresën e mesme, po e përkeqësojnë kualitetin e jetesës dhe po i rrezikojnë pensionistët.

Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për “bllokimin” e 700 milionë eurove.

“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk e ndihmon sektorin privat”, shkroi ajo.

Siç thotë Deliu, Qeveria nuk është duke i rritur pagat në sektorin publik e as nuk po e ndihmon sektorin privat, gjë që sipas saj, po e shkakton dhe migrimin e popullsisë.

“Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal. Në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve”, shtoi ajo.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind, kurse Banka Qendrore parasheh që inflacioni të pësojë rënie në vitin 2023.

Vazhdon rritja e çmimeve, pos vezëve shtrenjtohet edhe mishi e qumështi

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika