“Demë Muja hyri i maskuar në dhomë” –  Selmanaj tregon përvojat e tij që i përjetoi nga udbashët

Selmanaj në “Debat Plus” tha se Muja e kishte marrë në pyetje, por nuk e kishte torturuar fizikisht

Rasim Selmanaj

Ish- i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, ka folur për arrestimet e tij nga regjimi jugosllav dhe torturimet nga UDB-ja.

Selmanaj, i cili ishte arrestuar disa herë nga regjimi, përshkroi herën e katërt të arrestimit, kur ai ishte marrë në pyetje nga Demë Muja, një pjesëtar i UDB-së jugosllave.

Në “Debat Plus” ai ka theksuar se Muja e kishte marrë në pyetje, por nuk e kishte torturuar fizikisht.

“Në herën e katërt të arrestimit më ka marrë në pyetje Demë Muja. I vetmi shqiptar që e kom pa, ka qenë Demë Muja. Edhe njëherë më parë 1983 pati hyrë i maskuar në dhomat e sigurimit, por ky kurrë nuk ka marrë pjesë në torturë, të paktën jo me mu, udbash. Edhe në 98 kishte ardhur, Demë Muja i maskuar, më thanë a po e njeh, i thashë po e njoh, i thashë Demë Muja. E ka bërë një të keshme të keqe, i tha pastaj serbëve ky është i vjetër është zor me mashtru, por nuk ka marrë pjesë në tortura”, tha ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika