Dëmet pas vërshimeve, për bujqit ka shpresë për të tjerët nuk dihet

 Përkundër se nuk ka ndonjë shifër të vlerës së dëmeve në kulturat bujqësore në komunat Gjakovë, Rahovec e Suharekë, Ministria e Bujqësisë thotë se kanë në dispozicion 3 milionë euro për ndihmë për bujqit. Sa i përket dëmeve materiale, Qeveria dhe Ministria e Financave nuk kanë treguar nëse do të dalin në ndihmë e po ashtu nuk kanë treguar sa para janë në Fondin rezervë të buxhetit për këtë vit





Dhjetëra e qindra hektarë tokë të mbjella me speca e kultura të tjera bujqësore, tashmë janë shkatërruar.

Megjithatë për bujqit e Gjakovës, Rahovecit dhe Suharekës ka një fije shpresë. Jo për faktin se do të mund të shpëtojnë të mbjellat, por për ndihmën që pritet ta marrin.

“Për këtë vit vetëm për dëmet e vitit 2022, Ministria i ka të buxhetuara rreth 3 milionë euro që janë të destinuar vetëm për dëmet në bujqësi”, ka thënë Flutur Mustafa, Zëdhënëse në Ministrinë e Bujqësisë.

Të paktën për dëmet në komunën e Rahovecit deri të premten pritet të ketë një raport të detajuar. Komunat që ende nuk kanë nisur punën duhet të ndjekin disa hapa sipas zëdhënëses së Ministrisë së Bujqësisë.

“Pritet që komunat t’i formojnë komisionet përkatëse dhe të dalin në terren dhe ta evidentojnë gjendjen në të cilën e kanë lënë reshjet e shiut dhe dëmet e shkaktuara. Në momentin që ata i konsulidojnë raportet munden me i dorëzu në Ministri, ne e kemi komisionin për vlerësimin e dëmeve, edhe në fund do të bëjmë kompenzimin e tyre”, ka theksuar ajo.

Edhe për dëmet materiale, Ministritë përkatëse kanë dalë në vend të ngjarjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal thotë se ende nuk ka të dhëna për vlerën e dëmeve materiale.

“Kemi rastin e komunës së Deçanit kur MAPL me vendim të Qeverisë ndanë mjetet të cilat janë të nevojshme për me u përmirësu gjendja. Natyrisht po e ritheksoj se duht t’i presim rekomandimet e eskpertëve, të bëhet matja e dëmeve materiale e pastaj të shohim se si janë mundësitë që i kemi para vetes që me e ndihmu nivelin lokal”, ka thënë Arianit Abazi, Zëdhënës i MAPL-së.

Abazi tregon se si Ministri nuk kanë fond të veçantë për raste emergjente. Zakonisht dëmet nga fatkeqësitë natyrore mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.

Në të kaluarën ky fond edhe për nevoja të tjerë ishte zbrazur e kishte mbetur në zero.

E sa miliona euro janë në këtë fond, nuk ka treguar as Qeveria por as Ministria e Financave. RTV Dukagjini i ka pyetur edhe për vlerën e dëmeve por edhe gatishmërinë për t’i mbuluar ato, pyetje në të cilat gjithashtu nuk janë përgjigjur.

Përpos atyre që presin kompensim për dëme materiale, disa familja nga Gjakova janë detyruar të largohen nga shtëpitë. Ajo janë strehuar përkohësisht tek të afërmit ose në shtëpitë që i ka ofruar Komuna.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika