Dënimi i Mustafës nga Specialja, PSD paralajmëron protestë të shtunën

PSD ka paralajmëruar protestë më 24 dhjetor si shenjë revolte ndaj dënimit që Gjykata Speciale i dha ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së në konferencë për media

Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit.

Kjo protestë e kësaj partie vjen pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, më 26 vjet burgim.

Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi sipas tij “në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia”.

Molliqaj, ndër të tjera, tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndryshe, të premten e 16 dhjetorit, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika