Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Iraku që nga fillimi i luftës, por të shtunën e ka theksuar edhe më urgjent këtë thirrje, duke këshilluar qytetarët të largohen edhe përmes rrugëve tokësore, pasi fluturimet komerciale nuk janë në dispozicion.
“Në dritën e kërcënimit të madh që paraqesin grupet terroriste të milicive të lidhura me Iranin, qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqishëm ta rishqyrtojnë këtë vendim”, thuhet në deklaratën e ambasadës, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Më herët gjatë së shtunës, një raketë goditi një helipad brenda kompleksit të ambasadës, i cili gjatë luftës është goditur në mënyrë të përsëritur nga forcat irakiane.