Deputetët austriakë largohen nga fjalimi i Zelenskyy-t

Në ditën e 400-të të pushtimit rus, gjatë fjalimit të presidentit ukrainas Zelenskyy, një grup politikanësh dolën dhe lanë pankarta në tavolinën e tyre me logon e partisë që shkruante "hapësirë ​​për neutralitetin" dhe "hapësirë ​​për paqen", kjo në parimin se fjalimi i Zelensky shkelte neutralitetin e Austrisë

Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë dolën nga parlamenti gjatë një fjalimi të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Politikanët nga Partia e Lirisë (FPO) argumentuan se fjalimi i Zelenskyy-t shkelte neutralitetin e Austrisë.

Ata paralajmëruan përpara fjalimit se do të mbanin një formë proteste kundër adresimit të tij.

Austria ka thënë më parë se nuk mund ta ndihmojë ushtarakisht mbrojtjen e Ukrainës, por e mbështet politikisht Kievin.

Në një fjalim video, Zelensky falënderoi Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën në pastrimin e minave tokësore. Ai po fliste në ditën e 400-të të pushtimit rus.

Ai gjithashtu ftoi deputetët që të udhëtojnë vetë në Ukrainë dhe të shohin shkatërrimin e shkaktuar.

Presidenti i dhomës së parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, premtoi më shumë ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, dhe tha se vendi meriton solidaritetin e Austrisë.

Por, derisa Zelensky foli, një grup politikanësh dolën dhe lanë pankarta në tavolinën e tyre me logon e partisë që shkruante “hapësirë ​​për neutralitetin” dhe “hapësirë ​​për paqen”.

Ka 30 politikanë të FPO në dhomën e ulët të Austrisë, dhe ata ishin e vetmja parti që kundërshtoi fjalimin e Zelensky, transmeton BBC.

Nga pesë partitë në parlamentin e Austrisë, ato mbajnë numrin e tretë më të madh të vendeve në dhomën e ulët. Ata kanë qenë më parë pjesë e qeverisë së Austrisë.

“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së saj që nga viti 1955.

Ligji thotë se “Austria kurrë në të ardhmen nuk do të anëtarësohet në asnjë aleancë ushtarake dhe as nuk do të lejojë krijimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika