Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe pas pesë muajsh janë parë në Kuvendin e Kosovës, por kanë dalë menjëherë nga seanca plenare. Ata janë kritikuar nga deputetët e tjerë se janë ardhur në seancë sa për të mos humbur mandatin e deputetit dhe "për meditje"

Pas pesë muajsh mungesë, deputetët e Listës e Serbe janë rikthyer të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Ata pas nënshkrimit të tyre për pjesëmarrje në seancën plenare kanë zënë vendet në ulëset e tyre.

Mirëpo, pas pak minutash e kanë lëshuar seancën.

Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, kjo pasi të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës kishin vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar duke thënë se deputetët e Listës Serbe erdhën në Kuvend dhe në seancë sa “për mëditje”, duke shtuar se më me interes do të ishte të qëndronin në seancë kur dihet situata në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika