Deputeti gjerman: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Deputeti gjerman Thomas Hacker

Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh, ka thënë deputeti gjerman, Thomas Hacker.

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, përmes një postimi në rrjetin social “X”, i njohur më parë si Twitter, ka thënë se “sërish, duket se shtetet perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e shkuara”.

Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë përsëritur të hënën se procedimi i drafstatutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj.

Britania e Madhe është shteti më i fuqishëm brenda KiE-së që i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.

Derisa shtetet e QUINT-it ia kanë përmendur Asociacionin si parakusht, kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar mbështetjen pa kushte edhe të Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.

Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, tani çështja e anëtarësimit të Kosovës kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE-së, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Mbledhja e radhës e ministrave do të mbahet më 16-17 maj.

 

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika