Deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas Oleksiy Gonacharenko ka thënë që Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Foto nga: Istockphoto

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonacharenko, ka deklaruar se shteti i tij Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë Gonacharenko e bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deputeti ukrainas tha se duhet të ketë takime Ukrainë – Serbi, por sipas tij, duhet të kihet kujdes, pasi Serbia është aleate e Rusisë.

Zelensky u takua me presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të komprometojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika