Deri në 30 minuta pritjet në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë

Sot (e martë) pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë deri në 30 minuta

Pika kufitare, Merdare

Deri në gjysmë ore janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa në Muçibabë pritja tani është 10-15 minuta.

Ndërsa, kolona ka deri në 100 metra te Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Përndryshe, gjatë javëve të kaluara pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Merdarë kanë zgjatur deri në shtatë orë.

Ndërsa, pritje për të dalë nga Kosova ka pasur edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet kanë qenë rreth 4 orë, ndërsa në Jarinje rreth 2 orë. Ndërkaq, kolonat në këto dy pika kufitare janë rreth një kilometër.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika