Dështon seanca e rigjykimit ndaj Shaban Gogajt, avokatit të tij i ka vdekur babai

Është anuluar seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit, Shaban Gogaj për shkak se avokati i tij, Besnik Berisha ka kërkuar anulimin e seancës për shkak se ka rast vdekje në familje

FOTO nga arkiva

Seanca e paraparë të mbahej të premten u anulua për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Besnik Berisha, ka kërkuar anulimin e seancës për shkak se ka rast vdekje në familje.

Njoftimin lidhur me anulimin e seancës e dha kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejësi”.

Ndërsa, për caktimin e seancës së radhës do ta bëjë të ditur ditëve në vazhdim.

Ndryshe, Gjykata e Apelit, më 23 mars 2023, kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Ndërkaq, më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04 në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.

Vrasja e Agonis Tetajt cilësohet si vrasje nga pakujdesia, Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika