Në gjykatore erdhën por disa nga avokatët nuk dini as se cili ishte emri i palës që do përfaqësonin.
Kjo për shkak se sipas tyre Oda e avokatëve të Kosovës, të cilit i kishin caktuar sipas detyrës zyrtare për 21 të akuzuarit për krime lufte në rastin e dëbimit të mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës, nuk iu kishte treguar.
Por, gjyqtarja tha se kishte njoftuar me kohë Odën e Avokatëve.
“Gjykata me 1 prill e ka lajmëru odën e avokatëve dhe i ka paijsur me aktakuzë koha ka qenë e mjaftueshme kemi pas komunikim të vazhdueshem dhe se kemi pasur mundësinë që me ju thirr, ky ka qenë problem i odës..”, ka deklaruar Medie Bytyqi – gjyqtare.
Më pas prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli tha se Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet që arsyetojnë mundësinë e ngritjes së aktakuzës në mungesë.
“Meqenëse janë ndërmarr të gjitha veprimet dhe të pandehurit kanë qenë të paarritshëm për prokurorinë në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kriteret për të cilën mundet gjykatatë fillojë shqyrtimet kryesore.”, ka theksuar Florije Salihu-Shamolli – Prokurore.
Në mungesë të disa avokatëve mbrojtës seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar në shtator të këtij viti.
Në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se sistemi i drejtësisë duhet të tregohet më serioz në trajtimin e rasteve të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për gjykimin në mungesë.
“Avokatët që duhet të caktohen duhet ti trajtojnë rastet me profesionalizëm duhet të ofrojnë mbrojtje efektive për arsye se një prej kritereve në gjykimet në mungesë është se duhet të sigurohet edhe mbrojtja efektive dhe sduhet të sigurohet vetëm mbrojtje formale, ne sot kemi dëgjuar se shumica e avokatëve nuk janë pajisur as me aktakuza dhe tregon se duhet të ndërmerren hapa nga gjykata osa oda”, ka theksuar Amer Aliaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.
Sipas aktakuzës së PSRK-së, 21 të pandehurit akuzohen se gjatë muajit janar dhe qershor të vitit 1999, kishin bërë organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë me qëllim të dëbimit nga Kosova në drejtim të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, që gjithsej ishin 862 mijë e 979 civilë të dëbuar.