Dhjetë persona të vrarë në Uganda gjatë festimeve të Vitit të Ri

Gjatë kësaj të diele është raportuar që të paktën dhjetë persona janë vrarë në Ugandë gjatë festimeve të Vitit të Ri

Pamje nga ngjarja

Të dielën policia në Ugandë ka thënë se të paktën 10 persona janë vrarë në një rrëmujë në Ugandë kur janë përpjekur të hynin në një qendër argëtimi për festimet e Vitit të Ri.

Zëvendës zëdhënësi i policisë Luke Oweyesigyire ka konfirmuar numrin e të vdekurve nga incidenti i së shtunës mbrëma, duke thënë se ata po hetojnë nëse ka pasur neglizhencë në ngjarjen Freedom City Mall në periferi të kryeqytetit Kampala.

Oweyesigyire ka shtuar se incidenti ka ndodhur në mesnatë kur mjeshtri i ceremonisë së ngjarjes në një shfaqje muzikore ka inkurajuar të pranishmit të dilnin jashtë dhe të shikonin shfaqjen e fishekzjarreve.

“Pas përfundimit të shfaqjes, pasoi një rrëmujë, që rezultoi në vdekjen e menjëhershme të pesë personave dhe plagosje të disa të tjerëve”, ka shtuar më tej ai.  

Forcat emergjente kanë arritur në vendngjarje dhe i kanë transportuar të plagosurit në spital, ku konfirmohet se kanë vdekur katër të tjerë, personi i dhjetë vdiq brenda disa orësh. Tutje njoftohet se trupat janë transferuar në morgun e kryeqytetit Kampala, raporton aa.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika