Dhjetra të lënduar nga tornadot në Teksas dhe Oklahoma

Të paktën një person është vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga tornadot në disa zona të Teksasit dhe Oklahomas

Foto ilustrim

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat më të goditura me njerëz të bllokuar në ndërtesa të rrënuara, ndërsa stuhitë kanë shkaktuar edhe përmbytje të menjëhershme në disa pjesë.

Të paktën një person është vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pasi tornadot kanë shpërthyer në disa pjesë të Oklahomas dhe Teksasit, duke lënë pas tyre një gjurmë shkatërrimi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat më të goditura me njerëz të bllokuar në ndërtesa të rrënuara.

Kordinatori i menaxhimit të emergjencave McCurtain County ka thënë se ka pasur shkatërim total  në anët jugore dhe lindore të Idabel, raporton Sky News.

Ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se tornado janë raportuar edhe në Teksas dhe Arkansas dhe një sistem stuhie po shkonte drejt Luizianës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika