Diaspora venezueliane feston rrëzimin e Maduros, shpërthim gëzimi në kryeqytete të botës

Emigrantët venezuelianë në mbarë botën kanë shpërthyer në festime të shtunën pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro, një zhvillim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeverisja e të cilit kishte shkaktuar një nga krizat më të mëdha të emigracionit në historinë e kohëve të fundit.

Në rrugët e kryeqytetit të Kili-t, Santiago, u dëgjuan këngë dhe thirrje gëzimi për kapjen e Maduros, ndërsa komuniteti venezuelian u mblodh për të ndarë emocionet e këtij momenti.

“Jemi të lirë. Të gjithë jemi të lumtur që diktatura ka rënë dhe kemi një vend të lirë”, tha Khaty Yanez, një emigrante venezueliane që jeton prej shtatë vitesh në Kili.

“Gëzimi im është shumë i madh. Pas kaq shumë vitesh, pas kaq shumë përpjekjesh dhe pune, sot është dita. Sot është dita e lirisë”, u shpreh edhe Jose Gregorio.

Sipas Organizata Ndërkombëtare për Migracionin të OKB-s, që nga viti 2014 rreth 7.7 milionë venezuelianë, ose afro 20% e popullsisë, janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së ushqimit dhe kërkimit të mundësive më të mira jetese jashtë atdheut.

Pjesën më të madhe të diasporës e ka pranuar Kolumbia, me rreth 2.8 milionë emigrantë, e ndjekur nga Peru me 1.7 milionë, sipas platformës R4V, një rrjet OJQ-sh rajonale që asistojnë migrantët dhe refugjatët venezuelianë.

Pamje nga festimet treguan gra dhe burra duke valëvitur flamurin venezuelian, teksa reagojnë ndaj lajmit pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA ka ndërhyrë në Venezuelë dhe ka kapur presidentin Maduro.

Ndërkohë, për vite me radhë SHBA ka qenë një destinacion i rëndësishëm për venezuelianët që kërkonin strehë. Megjithatë, gjatë mandatit të dytë të Trumpit, shumë prej tyre janë etiketuar si kriminelë dhe janë detyruar të kërkojnë azil dhe mundësi jetese në vende të tjera, duke e zhvendosur peshën e diasporës venezueliane në rajone të ndryshme të Amerikës Latine dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika