Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike.
Sipas KOSTT-it, nga kjo situatë është prekur rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6.
Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS-in, janë në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e prekur deri në normalizimin e situatës.
Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit nga rrëshqitja e dheut, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë
