Dita e Psikoterapisë

Provat shkencore tregojnë se psikoterapia është po aq efektive e ndonjëherë edhe më efektive sesa medikamentet në trajtimin e depresionit, veçanërisht kur merret parasysh kënaqësia e konsumatorit dhe ndjekja afatgjatë. Studimet kanë treguar se psikoterapia efektive ndihmon në problemet emocionale e madje, edhe në ato të shëndetit

Ilustrim

25 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të psikoterapisë. Ky trajtim i ndihmon njerëzit me vështirësi emocionale dhe sëmundje mendore.

Psikoterapia është vërtetuar se ka treguar rezultate në trajtimin e njerëzve, duke ndihmuar eleminimin apo të përfituarit kontroll mbi simptomat shqetësuse, ashtu që problemet emocionale të jenë më të voglat që posedojmë.

Kryesisht, problemet që trajton psikoterapia janë ato të jetës së përditshme, siç janë ndikimi i traumës, sëmundjet, humbja e familjarëve, ankthi, depresioni e të tjera. Aplikimi i saj ka treguar zhdukje ose ulje të problemeve që paraqesin kërcënim për shëndetin dhe ato të cilat pengojnë të jetuarit e një jete normale.

Seancat zakonisht zgjatin nga 30 deri në 50 minuta, seanca këto që kërkojnë një përfshirje aktive të të dyja palëve, mjekut dhe pacientit, ndërsa nëse flasim nga gjatësia e kohës së seancave të njëpasnjëshme, psikoterapia mund të jetë afatgjate por edhe afatshkurte, varësisht nga lloji i çështjeve që duhen trajtuar.

Qëllimet e psikoterapisë janë:

-Të njihni veten më mir,

-Të ndihmoni në lehtësimin e dhimbjes emocionale ose konfuzionit

-Të ndihmoni në zhvillimin e një kuptimi më të plotë të çështjeve tuaja psikologjike,

-Të krijoni mekanizma më efektivë të përballimit,

-Të nxitni një kuptim më të saktë të së kaluarës suaj dhe asaj që dëshironi për të ardhmen tuaj.

Lajmi i mirë është se mbi 3000 studime shkencore dhe 300 përmbledhje studimesh nënvizojnë efektet e qëndrueshme dhe pozitive të psikoterapisë. Terapitë psikologjike janë efektive në të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët e deri te të rriturit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika