Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, cilat vende evropiane janë më të mira në shumëgjuhësi?

21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumëgjuhësinë

Evropianët mund të jenë të aftë në gjuhë të huaja, por aftësia e tyre ndryshon sipas vendit. - E drejta e autorit Euronews

21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke e festuar diversitetin kulturor dhe shumëgjuhësinë.

Por në këtë ditë shtrohet pyetja se cilat vende janë më të mirat për të folur më shumë se një gjuhë? Në përgjithësi, evropianët janë mjaft të mirë në gjuhë: rreth 65 për qind e popullsisë së kontinentit mund ta flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare.

Për krahasim, vetëm rreth 20 për qind e të rriturve në SHBA janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Evropa Jugore lufton diç më shumë.

Ndoshta nuk është çudi, vendet ku anglishtja është gjuha amtare nuk duket se janë të interesuara të mësojnë një gjuhë të huaj, me vetëm 50 për qind të irlandezëve që flasin një gjuhë tjetër, dhe rezultati më i keq në Evropë i atribuohet Mbretërisë së Bashkuar me në një nivel të ulët prej vetëm 34 për qind.

Grafiku: Përqindja e të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë
Burimi: Eurostat, 2016

Si bëhen njerëzit dygjuhësh (bilingual) ose shumëgjuhësh (multilingual)?

Të jesh i rrjedhshëm në disa gjuhë është një aftësi që lavdërohet shpesh në botën profesionale. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth kulturave të ndryshme dhe për të qenë në gjendje të komunikosh me njerëz nga e gjithë bota.

Ka dy mënyra kryesore se si njerëzit bëhen dygjuhësh: ose duke lindur në një familje dygjuhëshe ose duke mësuar një gjuhë të dytë në shkollë – ose edhe më vonë në jetë kur udhëtojnë për shembull.

Ajo që specialistët janë dakord është se sa më herët të mësohet një gjuhë e dytë, aq më e lehtë është ta zotërosh atë. Ekzistojnë dy teknika kryesore të rekomanduara nga ekspertët e zhvillimit të gjuhës për prindërit:

E para është të mësohet gjuha e pakicës në shtëpi. Si shembull, mund t’i marrim dy prindër gjermanë që i rrisin fëmijët e tyre në Suedi. Ata do të flasin vetëm gjermanisht në shtëpi dhe do t’i lënë fëmijët e tyre të flasin rrjedhshëm suedishten duke u ekspozuar ndaj gjuhës kudo jashtë shtëpisë së tyre.

Teknika tjetër e zakonshme quhet “një person-një gjuhë”. Le të marrim një nënë polake dhe një baba sllovak duke e rritur një fëmijë së bashku në Hungari. Nëna do t’i flasë fëmijës vetëm polonisht, dhe babai vetëm sllovakisht. Shumicën e kohës në situata të tilla, prindërit do të kenë një gjuhë tjetër për t’iu drejtuar njëri-tjetrit, ose gjuhën e vendit ku jetojnë, anglisht ose një nga gjuhët e partnerëve.

Mund të keni dëgjuar aksiomën “fëmijët bilingualë kanë një vonesë në të folur”. E pra, është pjesërisht e vërtetë: fëmijët që mësojnë dy gjuhë (ose më shumë) që nga lindja fitojnë të njëjtën sasi të fjalorit të përgjithshëm si bashkëmoshatarët e tyre njëgjuhësh në të njëjtën moshë, por numri i fjalëve që ata dinë ndahet në dy gjuhë.

Kur e flasin vetëm një, mund të duket se u mungon ai që konsiderohet të jetë një sasi normale e fjalorit për moshën e tyre, gjë që do të ishte rasti nëse do të dinin vetëm një gjuhë. Kjo pabarazi zbehet me shpejtësi, ndërkohë që fëmija vazhdon të rritet.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika