Djali i heroit Sali Çekaj i bashkohet LDK-së, propozohet kandidat për deputet nga mërgata

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga e cila është propozuar si kandidat për deputet nga mërgata

Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës, 20 shtator 2024.

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka njoftuar se Hyseni do të propozohet si kandidat për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

Abdixhiku ka theksuar se Hyseni do t’i përfaqësojë idealet e prindit të tij dhe do të kontribuojë në forcimin e të djathtës në Kosovë.

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politikë”, ka shkruar ai në Facebook.

“E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim!”, ka thënë tutje Abdixhiku.

Hysen Çekaj, i cili ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Shtutgart dhe ka diplomuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, aktualisht është ligjërues në Dekra Akademi dhe koordinator i shkollave në këtë rajon.

Sipas njoftimit të kreut të LDK-së, Çekaj është i martuar me Valentinën dhe ka dy djem, Saliun dhe Malin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika