Djali tenton ta shtyjë nënën e tij drejt vetëvrasjes

Në Komunën e Pejës, djali përmes presionit ka tentuar që ta shtyjë nënën e tij drejt vetëvrasjes. I dyshuari është duke u ndjekur nga Policia e Kosovës

Ilustrim

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur të martën në qytetin e Pejës.  Një grua ka tentuar të vetëvritet si pasojë e presionit apo shtytjes nga biri i saj.

Me të marrë lajmin, Policia e Kosovës ka filluar kërkimin e të dyshuarit i cili është në arrati.

“Bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga  djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Dhunë në familje

Ndërkaq në qytete të tjera si i Mitrovicës, sipas raportit të PK-së, ka pasur dhunë në familje, ku i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në bashkëshorten e tij.

I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ku bashkëshorti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten ka ndodhur edhe në kryeqytet, ku i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika