Dodik: Në këtë shekull na duhet një shtet i madh serb me Kosovën e Malin e Zi në të

Kjo është një foto ilustrim ku janë ushtria e Serbisë, ish-kasapi i Ballkanit Sllobaodan Milloshoviq, dhe kryepeshkopi serbëve Dobrica Qosiq ideatori i “Botës Serbe” ndërsa me poshtë është presidenti i Republikës Sërpsak, Milorad Dodik, dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”, ka thënë Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Më duhet ta them se (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiqi e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.

Sipas tij Serbët duhet të veprojnë pro intersave të Brintinës së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se duhet të ruajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme e afatgjate, dhe që nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja zgjidhje është Republika Sërpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova, dhe sigurisht rikthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i përket vendi”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika