Dogana e Kosovës sekuestron 40 mijë euro mallra të kontrabanduara

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolla pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe kanë sekuestruar 40 mijë euro mallra të kontrabanduara

Foto e postuar nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e tyre kanë kryer kontrolla pa paralajmërim te 5 subjekte dhe kanë sekuestruar 40 mijë euro mallra të kontrabanduara.

“Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njesitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë te 5 subjekte, të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara”, njofton Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës njofton tutje se njësitet antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro, ku një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika