Dogana zbulon pajisje topografike të padeklaruara me vlerë 5,400 euro në Aeroportin e Prishtinës

Screenshot

Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari me shtetësi turke.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Doganës bëhet e ditur se udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili është i dedikuar për udhëtarët që nuk kanë mallra për të deklaruar. Për shkak të dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vendosur të kryejë kontrollin fizik të bagazhit.

Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje profesionale STONEX GPS për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5,400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Për mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, ndaj rastit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, si dhe në garantimin e trajtimit të barabartë të të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika