Dokumentari “Gratë e Lirisë” shfaqet në Tetovë

Filmi dokumentar "Gratë e Lirisë" për herë të parë është shfaqur para një audience të madhe dhe atë në Universitetin e Tetovës, për të dëshmuar historinë e rezistencës dhe sakrificës së grave të Kosovës për liri dhe pavarësi

Shfaqja e filmit dokumentar "Gratë e Lirisë" në Tetovë

Në Universitetin e Tetovës, të hënën e 15 majit, është shfaqur filmi dokumentar “Gratë e Lirisë” i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, me regji nga Lum Çitaku.

Ky film dokumentar shërben për të dëshmuar dhe faktuar kronologjinë e rezistencës, e luftës dhe e sakrificës së madhe të grave të Kosovës, e cila përbën një pjesë thelbësore dhe të qenësishme të lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se ky projekt kaq i veçantë i bën jehonë kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë gratë gjatë viteve më vendimmarrëse dhe të rëndësishme për historinë kombëtare, siç janë edhe protestat e mëdha të grave të viteve të 90-ta dhe protestës masive që kulmoi me Marshin për Drenicën, me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”, ku dhe fokusohet ky film dokumentar “Gratë e Lirisë”.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti gjatë fjalës së tij para shfaqjes së filmit dokumentar “Gratë e Lirisë”. 15/05/2023, Tetovë

Rektori Ahmeti tutje ka theksuar se “thirrja për kushtrimin e lirisë nuk njihte moshë e as gjini, dhe gratë shqiptare të armatosura me forcën e argumentit, u ballafaquan me uzurpatorin serb, që në brez shtrëngonte armët, gjë që dëshmon haptazi se edhe armiku përballë nuk ka bërë dallim as për moshë e gjini”, është shprehur ai.

Ndërsa, profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Hasnije Iljazi, nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në fjalën e saj para audiencës, ka thënë se ky dokumentar dhe promovimi i tij është rikujtimi i gjithë asaj periudhe që kanë kaluar gratë e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Hasnije Ilazi nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës gjatë fjalës së saj para shfaqjes së filmit dokumentar “Gratë e Lirisë”, në Universitetin e Tetovës. 15/05/2023, Tetovë

“Në këtë periudhë ku ne akoma jemi në negociata është shumë mirë që e rikujtojmë historinë, sepse nuk është vetëm kujdes për ne gratë, por është edhe një tregim për mbarë botën”.

Ilazi ka falënderuar të gjithë të pranishmit në audiencë për interesin e treguar për të parë dokumentarin “Gratë e Lirisë”, që tregon kontributin e shumë grave shqiptare në periudha të ndryshme.

Shfaqja e filmit dokumentar “Gratë e Lirisë” në Universitetin e Tetovës
15/05/2023, Tetovë

Dokumentari “Gratë e Lirisë”, veç të tjerash, rikthen në memorien kolektive vlerën e madhe që ka liria dhe pavarësia, peshën e sakrificës dhe rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve deri në ditën e sotme.

Pjesë e audiencës, përveç studentëve dhe stafit akademik të UT-së, ishin edhe shumë personalitete nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përfshirë edhe disa nga protagonistet e filmit dokumentar.

“Gratë e Lirisë” ditëve në vijim do të shfaqet edhe në Shkup dhe disa vende të Zvicrës.

“Gratë e Lirisë”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika