Donald Trump nën aktakuzë për shantazh, mund edhe të arrestohet

Donald Trump është paditur nga një juri e madhe në Manhattan, duke shënuar herën e parë në historinë amerikane që një president aktual apo ish-president përballet me akuza penale

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të akuzohet për pagesat e parave të fshehura që janë bërë ndaj një ish-aktoreje amerikane e filmit pornografik pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Siç ka raportuar BBC, detajet e akuzave me të cilat do të përballet ende nuk janë bërë të ditura, por që ka gjasa të arrestohet në ditët në vijim.

Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë për akuza penale, pasi është hetuar një pagesë prej 130 mijë dollarë për aktoren Stormy Daniels në një përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një aferë të dyshuar.

Trump, tashmë zyrtarisht raportohet të jetë presidenti i parë amerikan që përballet me akuza, të cilat edhe ai vetë i mohon t’i ketë bërë.

Githashtu, kujtojmë se ai është duke u hetuar edhe për disa raste të tjera.

Vendimi me siguri do të dërgojë valë tronditëse në të gjithë vendin, duke e shtyrë sistemin politik amerikan – i cili kurrë nuk ka parë një nga ish-udhëheqësit e tij të përballet me akuza penale, e lëre më të kandidojë sërish për president – ​​në ujëra të paeksploruar.

Trump lëshoi ​​një deklaratë në përgjigje të aktakuzës duke pretenduar se ishte “Përndjekje Politike dhe Ndërhyrje në Zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika