Dorëhiqet Sekretari britanik i Drejtësisë, Brandon Lewis

Sekretari britanik i Drejtësisë, Brandon Lewis, ka dhënë të martën dorëheqje nga pozita e sekretarit. Pas dorëheqjes së tij, ai ka thënë përmes një postimi se, kryeministri i ri i Sunak do të ketë mbështetjen tij

Sekretari Britanik i Shtetit për Drejtësinë, Brandon Lewis Foto: Reuters





Sekretari britanik i Drejtësisë, Brandon Lewis, ka dhënë dorëheqje të martën e 25 tetorit.

Dorëheqja e sekretarit ka ndodhur pas emërimit të Rishi Sunak, si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, ka shkruar Reuters.

Megjithatë, ai ka shprehur përkrahjen e tij për Sunak-un, edhe pas dorëheqjes së tij nga detyra.

“Kryeministri i ri do të ketë mbështetjen time nga bankat e pasme, për të përballur sfidat e shumta me të cilat përballemi si parti dhe si vend”, ka shkruar Lewis në Twitter.

Njashtu, në postimin e tij ai ka treguar që ka qenë një nga ministrat më jetëgjatë të kabinetit, pasi kishte pasur tetë role ministrore, në pesë departamente dhe nën katër kryeministra.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika