Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit, 53 deputetë të opozitës serbe e nënshkruajnë iniciativën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është dorëzuar kërkesa për shkarkimin e ministres serbe, Snezana Paunoviq.

Sipas Kamberit, nisma është iniciuar nga Grupi Parlamentar “Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut” dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa është mbështetur edhe nga 47 deputetë të tjerë opozitarë.

Ai ka bërë të ditur se gjithsej 53 deputetë kanë dorëzuar te kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, kërkesën zyrtare që t’i propozohet Kuvendit të Serbisë shkarkimi i ministres Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me “spastrimin etnik të shqiptarëve” gjatë viteve ’90.

“Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka paralajmëruar se nëse kryeministri Macut nuk e propozon shkarkimin e Paunoviqit, atëherë do të mbajë përgjegjësi për vazhdimin e mandatit të saj dhe për lejimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.

Kamberi ka kritikuar gjithashtu partitë e pakicave kombëtare që janë pjesë e qeverisë serbe, duke thënë se ato nuk e kanë mbështetur iniciativën për shkarkimin e ministres Paunoviq.

Sipas tij, kërkesën nuk e kanë përkrahur as partitë boshnjake të udhëhequra nga Zukorliq dhe Lajiq, si dhe as partia hungareze e Pastorit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika