Dorëzohet në polici një i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar se 32-vjeçari G.B., i dyshuar për vrasjen në tentativë, e cila ka ndodhur më 6 tetor në lagjen “Koda e Trimave”, në Prishtinë, është dorëzuar





Një person i cili dyshohet për tentim vrasje, këtë të mërkurë, është dorëzuar tek autoritetet policore.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se rasti i vrasjes në tentativë ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I dyshuari për këtë rast është mashkull i moshës 32 vjeç me inicialet G.B.

“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar, lidhur me rastin vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur me datën 06.10.2022 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij,  nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika