Dr. Ilir Kurtishi – Personaliteti i Vitit 2025 nga Radio Dukagjini

Çmimi “Personalitet i Vitit 2025”, i ndarë nga Radio Dukagjini, këtë vit i është dhuruar drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, Dr. Ilir Kurtishi.

Dr. Kurtishi vlerësohet për kontributin e jashtëzakonshëm profesional, gatishmërinë e vazhdueshme, sjelljen njerëzore si dhe përkushtimin e palëkundur ndaj pacientëve, duke u shndërruar në një figurë të respektuar në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Doktor Kurtishi u shpreh shumë i emocionuar, duke theksuar se ky vlerësim është motivim shtesë për të dhe ekipin e tij.

“Është e jashtëzakonshme. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’u përgjigjemi të gjithë pacientëve dhe të bëjmë çfarëdo që është e mundur për t’ua lehtësuar sado pak barrën,” u shpreh Dr. Kurtishi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika