Dronë të vegjël ‘vëzhgojnë’ ushtrinë serbe, Vuçiq urdhëron rrëzimin e tyre

Mediat serbe po pretendojnë se baza e ushtrisë së Serbisë në Rashkë është vëzhguar nga dronët të vegjël komercial, e të cilët mund të jenë në dispozicion të FSK-së. Sipas analistit ushtarak, Aleksandar Radiq, këta dron nuk beson se i takojnë KFOR-it

ilustrimi


Analisti ushtarak, Aleksandar Radiq, ka thënë se dronë të vegjël komercial, të lirë dhe të disponueshëm në treg, janë praktikisht të paprekshëm nga aviacioni luftarak serb. Megjithatë, ai konsideron se radarët serb kanë një avantazh ndaj këtyre dronëve.

Ky deklarim i Radiq vije pas pretendimeve të medieve serbe se një bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën është vëzhguar nga dronët.

Sipas Radiq, po të përdorshin dronët më të sofistikuar, Serbia do të nënkuptonte se ata janë dërguar nga ndonjë fuqi e madhe siç është KFOR-i.

“Por, KFOR-i ka marrëdhënie shumë solide me Ushtrinë Serbe, bashkëpunimi është shumë cilësor dhe nuk ka indikacione se diçka e pafavorshme po ndodh atje”, ka shtuar ai.

“Dronët të panjohur kanë vëzhguar kazerma dhe pozicione të Forcave të Armatosura në afërsi të Rashkës” jo larg nga kufiri me Kosovën.

Sipas mediave në Serbi, dronët ishin mbi Rashkë [mbi kazermën ushtarake] ku kanë vëzhguar Forcat e Armatosura të Serbisë, por, sipas tyre i pari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar rrëzimin e të gjitha dronëve të “armikut” që ndodhshin në territorin e Serbisë.

Më tej Radiq ka thënë gjithashtu se nuk besonte se fuqitë e mëdha do të përdornin këtë metodë presioni dhe se nuk do të përdornin një mjet të tillë për të mbledhur të dhëna “në nivel taktik”.

“Aty ku është një kompani apo një togë nuk është e rëndësishme për politikën e lartë”, ka theksuar Radiq për mediumin Beta, raporton Portali Dukagjini.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse dronët mund të jenë dërguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës(FSK), ai nuk ka hedhur poshtë mundësin e spekulimit.

“Nëse janë dronë komercial, janë të vegjël dhe të disponueshëm në treg, mund të përdoren nga çdo organizatë që dëshiron të mbledhë informacion”, ka sqaruar Radiq, duke shtuar se dronët e tillë komercialë po përdoren shumë tani në luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika