Dugolli i jep të drejtë Kurtit për mostakimin me Vuçiqin

Profesori universitar Bujar Dugolli i ka dhënë të drejtë kryeministrit Albin Kurti lidhur me vendimin e tij për të mos u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Dugolli argumenton se ky qëndrim i Kurtit është parimor, veçanërisht pas tërheqjes së Serbisë nga Marrëveshja Bazë dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Përpjekja e fundit e zoti Borrell dhe Lajçak në përfundim të mandatit ishte për të treguar atë punë e tyre që e kanë bërë në vazhdimësi. Por për fat të keq unë mendoj që puna  tyre nuk ka qenë suksesshme pasi nuk kanë arritur atë politikën e balancimit të procesit. Duke aplikuar edhe metodën edhe të ndëshkimit për Serbinë nuk a kanë realizuar dhe mendoj që këtu ka ngecur procesi. Tash gatishmëria për të shkruar në Bruksel për tu takuar me ndërkombëtarët u tregua e zotit Kurtit. Mosgashimëria për tu takuar me Vuçiqin është parimore, është e drejtë, për faktin se ata janë tërhequr nga marrëveshja”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika