Dumoshi drejtuar ministrave: Nuk duhet të dalim nga ky takim, pa e gjetur një zgjidhje

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka kërkuar nga ekzekutivi që ta gjejë një zgjidhje për grevat

Komisioni për Arsim





Në vazhdën e diskutimeve në Komisionin për Arsim, deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe nga ai i Financave, Hekuran Murati, që ta gjejnë një kompromis me Sindikatën e Arsimit, në mënyrë që të ndalet greva.

Dumoshi ka thënë se mbledhja e Komisionit në Arsim nuk duhet të përfundojë pa një zgjidhje.

“Sot duhet ta përfundojmë këtë takim mes juve dhe SBAShK-ut me një zgjidhje, sepse jashtë bankave shkollore i kemi mbi 318 mijë nxënës, i kemi mbi 8 mijë prindër të cilët janë duke e humbur punën. Pala kryesore është qeveria dhe SBASHK-u”, ka thënë ajo.

“Ju kisha lutur që sot mos me lëvizë, sepse e kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve, sepse ata janë fëmijë, ta bëjmë një zgjidhje sot, që fëmijët ta fillojnë mësimin të hënën”, ka vijuar ajo.

Dumoshi ka kërkuar edhe nga Sindikata e Arsimit që t’i rishqyrtojë kërkesat e tyre në mënyrë që të gjendet kompromisi.

“Ju lutem SBAShK-ut a janë këto tri kërkesat definitive, çka mundet përtej që qeveria ka ofruar deri më tani ta bëjë një kompromis dhe t’i jepet fund kësaj situate për të mirë të fëmijëve dhe të tjerëve”, ka thënë ajo.

Dumoshi i ka kërkuar Nagavcit dhe Muratit që të bisedojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konfjuca, që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje.

“Ministër dhe ministre ju kisha lutur në emër të të gjithë prindërve, të parlamentit, që ta gjejmë një zgjidhje. Nuk jemi në hasmëri me qytetarë, jemi një. Shkruaj kryeministrit, kryetarit të kuvendit, bisedo me ta, ta gjejmë një zgjidhje, me përulësinë më të madhe e them për shkak të fëmijëve tanë”, është shprehur ajo.

Dumoshi ka paralajmëruar se dimrit do të ketë krizë energjetike dhe ka mundësi që prapë të mbyllen shkollat për shkak të mungesës së ngrohjes.

Edhe dy anëtarët e komisionit për arsim nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha dhe Ardian Kastrati kanë mbajtur fjalët e tyre në komision ku kanë kërkuar nga ministri Murati dhe ministrja Nagavci që të mos e polarizojnë situatën, por të konsultohen me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca që të gjendet një zgjidhje dhe të përfundojë greva.

Deputetja Hoxha ka thënë se kerkesat e grevistëve nuk po shqyrtohen, por po diskutohet nga ministrat paralelisht, por jo për të gjetur një pikë të përbashkët për tejkalimin e situatës.

Ndërsa, deputeti Kastrati ka thënë se ministrat po mbajnë fjalime dhe po raportojnë për punën e tyre, por nuk po ofrojnë asgjë përballë kërkesave të sindikalistëve dhe se deputetët opozitarë nuk deshirojnë të jenë spektatorë në këtë sallë, por të kontribuojnë në përafrimin e qëndrimeve.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika