Dy 17-vjeçarë rrahin 40-vjeçarin në Ferizaj

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dielën e 12 qershorit rreth orës 04:55, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajit ka pranuar një informacion se, në rrugën "Epopeja e Jezercit" dy 17 vjeçarë kanë rrahur një 40-vjeçar. I lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë

Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dielën e 12 qershorit rreth orës 04:55, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” ka ndodhur një rrahje.

Personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40-vjeçare ka pësuar lëndime trupore nga dy 17-vjeçarë, të cilit më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky rast është cilësuar si ” Lëndim trupor”, ndërsa i lënduari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K), të moshave 17-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika