Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Podujevë

Policia e Kosovës

Dy aksidente trafiku me fatalitet janë raportuar në Podujevë në raportin 24-orësh të policisë.

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga vetura në Podujevë. I dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Po pak më vonë, raportohet të ketë ndodhur një vetaksident trafiku, ku njëri nga të përfshirët në aksident ka ndërruar jetë.

Ndërsa, dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika