Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Fshatrat Gushavc, dhe Vinarc të Mitrovicës Veriore nuk kanë energji elektrike që nga mesjava, shkaku i borxhit të rrymës. KEDS-i insiston se banorët duhet të paguajnë borxhin nga shkurti i vitit 2024, ndërsa banorët insistojnë se e paguajnë borxhin vetëm nga janari i 2025-s. Palët që nuk po merren vesh, pritet të me qëllim që të merren vesh për një zgjidhje

Banorët e fshatrave Gushavc dhe Vinarc në pjesën veriore të lumit Ibër, qe tri ditë për të katërtën janë pa energji elektrike.

Në shenjë pakënaqësie ata e kanë bllokuar rrugën kryesore dhe insistojnë se me KEDS-in kanë memorandum, i cili përfshihet në kuadër të marrëveshjes për energjinë në veri.

“Sipas KEDS-it ata thirren në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2024 nga zv. Kryeministri dhe përfaqësuesit e palës serbe, mirëpo në terren në praktikë serbët kanë rrymë edhe nuk paguajnë se ne i kemi fiqnj kemi informata kurse tek pala jonë është ndërpre energjia elektrike”, ka thënë Nazmi Beka – Përfaqesues i fsh. Gushavc.

“Po ky është problemi më i madh ty po të shtin me e pagu borxhin atij as nuk ia ndalë rrymën e as nuk ia merr borxhin…KEDS-i po thotë hajdeni me e bo marrëveshjen me e pagu borxhin, katuanërt nuk janë të pajtimit me e pagu borxhin edhe asnjë nuk jemi dakord me e pagu borxhin”, ka thënë Mustafë Mustafa – Përfaqesues i fsh. Vinarc.

Banorët e këtyre fshatrave insistojnë që borxhi dhe faturimi të zbatohet vetëm nga janari 2025.

Në anën tjetër kompania KEDS thotë se një pjesë e banorëve përreth veriut nuk i janë përmbajtur dakordimit e që kishin më herët.

“Rrjedhimisht, këta konsumatorë kanë qenë të detyruar të kryejnë pagesat e konsumit të energjisë elektrike nga shkurti i vitit 2024. Meqë bëhet fjalë për një periudhë goxha të gjatë të mosrespektimit të këtij vendimi, shkyçja është kryer detyrimisht për shkak të mospagesës së detyrimeve. Menaxhmenti i KEDS-it, gjatë ditës ka pasur takim me përfaqësues të këtyre fshatrave, të cilëve u është kërkuar që, me qëllim që të rikyçen në rrjetin elektrik shpërndarës duhet që të paguajnë një shumë solide të borxhit. Porsa të bëjnë pagesën, rikyçja do të bëhet menjëherë.”

KEDS e konfirmon atë që e thanë banorët, pritet që të takohen me menaxhmentin e KEDS-it dhe përfaqësues të komunës së Mitrovicës, në mënyrë që arrihet e një marrëveshjeje për pagesën e mbetur nga shkurti i vitit 2024.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika