Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare ndodhen në gjendje kritike pas të shtënave që ndodhën të mërkurën në Washington DC, raporton BBC.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se incidenti do të hetohet në nivel federal dhe do të trajtohet si një sulm ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit.
Ai i quajti pjesëtarët e Gardës “heronj” dhe theksoi se hetimet do të zhvillohen në bashkëpunim mes autoriteteve lokale dhe federale.
Kryetarja e qytetit të Washingtonit, Muriel Bowser, tha se ngjarja duket të ketë qenë një “të shtënë e qëllimshme”.
Një zyrtar i policisë, Jeffrey Carroll, shtoi se aktualisht nuk dihet motivi i sulmit dhe se autoritetet ende nuk e dinë llojin e armës që u përdor.
I dyshuari për ngjarjen po trajtohet nga autoritetet shëndetësore dhe gjendja e tij nuk është bërë ende publike.