Dy raste të dhunës në familje në Pejë dhe Gjakovë

Dy raste të dhunës kanë ndodhur të shtunën, njëri në Pejë e tjetri në Gjakovë. Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës

Dy raste të dhunës në familje janë lajmëruar në polici përgjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës.

Përgjatë mëngjesit të së shtunës, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Bëhet e ditur se e shoqja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje përgjatë mbrëmjes, të shtunën e 23 korrikut, në qytetin e Gjakovës është arrestuar i dyshuari mashkull pas tentimit për t’i sulmuar anëtarët e familjes.

Në raportin e Policisë së Kosovë, thuhet se i dyshuari, sipas familjarëve, ka pasur probleme mendore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika