Dy shtetas të Shqipërisë ndalohen në Merdarë, policia serbe pretendon se u gjeti mbi 30 kg drogë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se në pikën kufitare me Republikën e Kosovës në Merdarë janë arrestuar dy të rinj, shtetas të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të MUP-it serb, gjatë kontrollit u janë sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Të arrestuarit janë identifikuar si S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.Y., i lindur në vitin 2000.

Ata po udhëtonin me një furgon me targa shqiptare, brenda të cilit, sipas autoriteteve serbe, janë gjetur pakot me drogë.

Të fundit nga rubrika