Dy të plagosur me armë në Prishtinë – Një i dyshuar arrestohet, tjetri në arrati

Dy persona u plagosën në një përleshje me armë zjarri në Prishtinë, ku një i dyshuar u arrestua dhe një tjetër i dyshuar është në arrati

Pamje nga vendi i ngjarjes - Prishtinë, 21 nëntor 2024.

Pasditen e së enjtes, dy persona janë plagosur në një përleshje me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka reaguar menjëherë me veprime të shpejta operativo-hetimore, duke identifikuar dy persona të dyshuar që janë përfshirë në këtë ngjarje.

Pak pas incidentit, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është ende në arrati.

Po ashtu, është sekuestruar një veturë që dyshohet të jetë përdorur gjatë përleshjes.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm, veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka thënë Borovci për Dukagjinin.

Policia po vazhdon hetimet, duke kryer ekzaminime të vendngjarjes dhe duke ndërmarrë veprime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapur të dyshuarit që janë ende në arrati.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika