Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur dy persona, kurse janë raportuar 18 raste pozitive

Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 18 raste pozitive.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 121.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.682 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3214 kanë përfunduar me fatalitet.

Ndër të tjera, 270.347 persona janë shëruar.

IKSHPK-ja

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika