Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë dhe Pejë

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur në rrethana të dyshimta, në dy qytete të ndryshme të Kosovës

Policia e Kosovës

Dy vdekje të dyshimta janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Njëri raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten e 22 korrikut, në Prishtinë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi rast.

Një vdekje e dyshimtë në qytetin e Pejës është raportuar rreth orës 14:20.

Vdekjen e qytetarit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Për të dy rastet është hapur ‘Hetim i vdekjes’.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika