Dy vjet pas Banjskës, Tasholli: Qeveria vetëm premtime, policët pa sigurim shëndetësor dhe pension të hershëm

Dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë dhe rënies së policit Afrim Bunjaku, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, ka folur për sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës.

Në emisionin FIVE, Tasholli tha se 24 shtatori 2023 ishte një ditë e rëndë, por edhe një ditë krenarie për Policinë e Kosovës, duke theksuar se aksioni i Banjskës u zhvillua me sukses dhe pa pasoja për civilët.

Megjithatë, sipas tij, kushtet e punës për policët mbeten të rënda. Ai shtoi se, ndonëse armët janë në nivel të duhur, policia mbetet pa sigurim shëndetësor dhe pension të hershëm.

“Jem duke pasur gjenerata të jashtëzakonshme të reja. Mirëpo sa i përket kushteve mirëqenies së Policisë tani nuk e kem pensionin invalidor i cili është i domosdoshëm, ne kemi qindra policë që nuk janë të aftë në punë dhe duhet të punojnë se ndalohet rroga. E dyta është se nuk pensionin e hershëm se të gjitha në rajon e kanë 55 vjeçar dalin ne e kemi 65 vjeçar. Nuk është sigurimi shëndetësor, mandej sipas bisedave me kolegë tani edhe gjërat elementare po mungojnë veshmbathja, çka e di unë tenderët po vonohen nuk po i marrin. Sa i përket armëve janë në nivel të duhur, por sa i përket anës teknike automjeteve shembull autoblindat mungojnë, një mungesë e cila është e jashtëzakonshme një helikopter për policinë, ushtrinë dimë si funksionin, edhe duhet ta ketë edhe eskortën e aviacionit së paku ta ketë një helikopter”, ka thënë ai.

Tasholli kritikoi institucionet për premtimet e pambajtura.

“Unë kam pasur takime disa herë, edhe me kryeministrin aktual, i cili shumë është zotue se do t’i përfundojë këto nuk përfunduan as nuk u filluan, edhe qeveritë e tjera kanë premtu ende nuk janë realizu. Të mos ketë sigurim shëndetësor polici është e rëndë, ne e dimë situatën e cila është në Kosovë.  A sot kemi me dhjetëra policë që janë në gjendje shumë të rendë fizike, në karrige i kem të paralizuar i kem, edhe nuk ka një mbikëqyrje të duhur. I pyeti thonë kush nuk na kanë vizituar asnjëherë. Ky nuk është vetëm moskujdes por edh epa interesim fare. Një polic të mbetet në karrige që është i paralizuar, invalid dhe të mos vizohet kurrë unë habitem si ndodhë kjo”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se këto kërkesa nuk janë kosto e lartë financiare, por çështje vullneti politik.

Të fundit nga rubrika