Dy vjetori i vdekjes së Albright, Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy vjetorin e vdekjes së ish-sekretares së shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e saj

Ish-sekretarja e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright. Foto: Obama White House

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar ish-sekretaren e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë  mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s në vendin tonë gjatë luftës.

“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika