“Dyshohen të jenë nga sulmi i Bajnskës”, Elshani: Ka përfunduar veprimi i policisë në Zveçan

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se ka përfunduar veprimtaria policor e zhvilluar në veri gjatë mesditës të së premtës, pas gjetjes së rreth 700 fishekëve dhe 34 gëzhoja në Banjskë të Zveçanit gjatë ditës së djeshme

Rreth 700 fishekë dhe 34 gëzhoja janë gjetur në Bajnskë të Zveçanit gjatë ditës së djeshme. Për këto, Policia e Kosovës dyshon të kenë mbetur prej sulmit të 24 shtatorit, ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Këto detaje i ka bërë të ditura zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili fillimisht, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë aksion policor, por ka qenë “veprimtari e Policisë”.

Kështu ka deklaruar Elshani, në një lidhje direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

“Nuk mund të themi se ka qenë ndonjë aksion policor, por ka qenë në fakt një veprimtari e Policisë, e cila është normale. Gjatë ditës së djeshme kemi gjetur një flamur të Serbisë, rreth 700 fishekë të kalibrit 762. Konsiderojmë se ka mundësi se janë nga rasti i Banjskës së Zveçanit. Kemi hasur edhe 34 gëzhoja në atë vend. Është afër vendit, rreth 50-60 metra ku është vrarë Afrimi jonë. E kemi krehur komplet atë zonë. Nuk është që kemi gjetur diçka, veçse një kapelë dhe një gëzhojë”, ka thënë Elshani.

Ndërkohë, gjatë veprimtarisë së sotme të disa Njësive të Policisë së Kosovës, është gjetur edhe një kapelë dhe një gëzhojë.

“Nuk kemi gjetur diçka, veçse një kapelë dhe një gëzhojë. Kjo veprimtari policore ka përfunduar. Ndërsa, ka pasur njësi të ndryshme të policisë, si Njësia Speciale, Njësia kundër minave dhe mjeteve shpërthyese si dhe Njësinë e K9 me qen”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika